Punimet në pjesën e bulevardit “Bllagoja Toska” te kazerma në Tetovë ende nuk kanë përfunduar.
Afatet disa herë janë shkelur, ndërsa faji i është hedhur kompanisë së ndërtimit.
Nga komuna thonë se kompensimi financiar ende nuk është bërë, por pritet që deri në korrik të përfundojë tërësisht hapja e bulevardit.
Qytetarët thonë se punimet kanë mbetur në gjysmë prej vitesh dhe shprehen skeptikë për përfundimin e tyre.
Ndryshe ky bulevard ka nisur të ndërtohet që në kohën kur Sadi Bexheti ka qenë kryetar. Punimet vazhduan edhe në kohën e Teuta Arifit, dhe tani kur Bilall Kasami është kryetar thuhet se kjo pjesë do të përfundojë në korrik të këtij viti.