Bujqit druajnë për eksportin e frutave – “Kjo është mundësi për riorientim të eksportit drejt tregjeve evropiane”

TË FUNDIT

Bujqit frikësohen se këtë vit, pemët dhe perimet të cilat me vite radhazi po eksportoheshin në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi, do të mbesin në arat e tyre. Thonë se duhet të takohen me ministrin përgjegjës me të cilin do të bisedojnë për këtë temë.

“Bujqit ishin frikësuar nga shtrenjtësimi i repro-materialeve, plehrave, mjeteve mbrojtëse në fillim të vitit, çmimi i të cilave ende është i lartë. Përveç kësaj, tani druajnë edhe për shitjen e produkteve të tyre bujqësore”, deklaron Vaska Mojsovska, kryetare e Federatës Kombëtare të Fermerëve.

Analisti ekonomik, Branimir Jovanoviq thotë se nuk ka vend për panik dhe qetëson se kjo është një mundësi e mirë që eksportin ta riorientojnë drejt tregjeve evropiane.

“Kjo paraqet një mundësi shtesë, sesa rrezik për Maqedoninë. Eksporti i reduktuar në Rusi do të jetë problem i vogël, sepse do të krijohet hapësirë që ushqimi të importohet në vendet evropiane. Kjo “vrimë” që do të paraqitet në tregun evropian është një shans më i madh për produktet e Maqedonisë, sesa një kërcenim për eksportin në Rusi”, vlerëson Jovanoviq.

Në vitin 2019 nga Maqedonia në tregun rus janë eksportuar 34 mijë tonë pemë dhe perime të freskëta.