Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, takon përfaqësuesit e OSBE/ODIHR. Osmani në rrjetin social facebook shkruan se qytetarët më 5 maj do të kenë mundësi ta vërtetojnë pjekurinë demokratike të vendit me votim në zgjedhje dhe ta trasojnë rrugën deri në fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Me të vërtetë kishim një ditë të shkëlqyer në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale pa asnjë incident më serioz.
Me 5 maj qytetarët do ta kenë mundësinë ta vërtetojnë pjekurinë demokratike të vendit, dhe me votim në zgjedhje, ta trasojnë rrugën deri në fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ajo është edhe mënyra më e mirë për të dekurajuar përpjekjet e disa strukturave, që nuk duan stabilitet dhe sukses në vend, si dhe tentojnë ta sabotojnë këtë proces, duke pretenduar të krijojnë alibi joekzistues”, shkroi në rrjetin sociale facebook, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.


