Bujar Osmani shkruan për filmin “Zgjoi”: I gëzohemi sukseseve të këtilla

TË FUNDIT

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka shkruar sot për filmin nga Kosova që po kor suksese të mëdha në kinematografinë botërore.

Pjesëmarrjen e filmit në listën e ngushët për nominim për çmimin Oscar, sipas Osmanit është “lajm jashtëzakonisht i mirë”.

“Është lajm jashtëzakonisht i mirë që filmi artistik kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Pashollit ka hyrë në listën e ngushtë për nominimin për çmimin prestigjioz “Oscar”. Film ky i frymëzuar nga një histori e vërtetë. “Zgjoi” është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. I gëzohemi sukseseve të këtilla dhe mbajmë shpresën që filmi të merr vendin e duhur në skenat botërore filmike”, shkroi Osmani në Facebook, transmeton TV21.