U gjobit me rreth 5 mijë euro për protestën kundër Edi Ramës, por shqiptarët i dhuruan mbi 100 mijë euro pasi mësuan për gjendjen e tij të rëndë ekonomike!

TË FUNDIT

Një gjobë prej 5 milionë lekësh, por pas saj fshihet një histori shumë më e dhimbshme! 17-vjeçari Erind Goçlari, i cili mori pjesë në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri, jeton në kushte të rënda ekonomike. Pa nënën, me një familje në vështirësi dhe prej muajsh pa energji elektrike.

Por historia e tij preku zemrat e shqiptarëve. Pas publikimit të rastit nga gazetari Osman Stafa, nisi një fushatë solidariteti që brenda më pak se 24 orësh mblodhi mbi 100 mijë euro për t’i siguruar familjes një shtëpi dhe një jetë më të mirë.

Një gjest që dëshmon se solidariteti i shqiptarëve nuk njeh kufij!