Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nëpërmjet emisionit Click Plus bëri të ditur se në asnjë moment Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka përmendur emrin e Lubomir Fërçkovskit për Ambasador në SHBA.
“Në asnjë moment nuk kemi thënë që ai është një kandidat ose është refuzuar ose pranuar”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.
