Bujar Osmani: Maqedonasit duhet të jenë të gëzuar që kemi ambicie për kryeministrin shqiptar dhe që shtetin e shohin si të tyrin

TË FUNDIT

Nënkryetari i BDI-së, Buajr Osmani komentoi ehde slloganet e VMRO-së gjatë fushatës si, “Maqedonia përsëri e jotja”, “Maqedonia përsëri krenare”, që siç tha, shqiptarët nuk ia kanë amrrë shtetin askujt, por është edhe interes maqedonas që shqiptarët kanë ambice të udhëheqein me pozitat kyçe të shtetit, përcjell TV21. Osmani tha se, maqedonasit duhet të jenë të gëzuar, që pas kaq shumë vitesh, shquptarët e shohin shtetin ehde si të tyrin.

Jo rastësisht ishte mesazhi, slogani i fushatës “Maqedonia përsëri e jotja”, “Maqedonia përsëri krenare”. Mesazhi ishte që na e morën shqiptarët shtetin, ua kthejmë përsëri juve. Nuk ia kemi marrë ne askujt shtetin. Interes maqedonas është që shqiptarët të kenë ambicie të kenë kryeministër, çka nëse kërkojnë kryeministrin e institucioneve paralele. Ky është interes maqedonas? Të prishet unitariteti i shtetit? Ata duhet të jenë të gëzuar, të ekzaltuar që shqiptarët pas kaq viteve kanë filluar që shtetin ta shohin si të tyrin, duan kryeministrin, duan ministrin e Jashtëm, të Financave, duan të jenë pjesë e proceseve. Kjo e forcon karakterin unitar”, tha Osmani.