Deskoska këto ditë përsëri do të dërgojë kërkesë deri te autoritetet hungareze për ekstradimin e të arratisurit, Nikolla Gruevski pasi që Interpoli nuk iu përgjigj kërkesës për shpallje të fletarrestimit. Por edhe përkundër paralajmërimit të tillë, megjithatë nuk dihet nëse Hungaria kësaj here do të përgjigjet pozitivisht, për shkak se ende nuk ka përgjigje për kërkesën e parë, pasi që Gruevskit iu shqiptua dënim me burg prej dy vjetëve.
“Dosja e përgjithshme nga gjykata dhe prokuroria na ka arritur në fund të javës së kaluar, unë i nënshkrova edhe të gjitha dokumentet shtesë dhe këto ditë do të dërgohet në Budapest me qëllim që të kërkohet ekstradim për 27 prill”, u shpreh Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.
Por, duke gjykuar sipas qëndrimeve të autoriteteve hungareze, posaçërisht të ministrit për punë të jashtme, Peter Sijarto dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban, vështirë se mund të kemi përgjigje pozitive për kërkesën për ekstradim. Para tre ditëve në parlamentin hungarez, Sirjaot u kritikua shumë nga opozita hungareze, të cilët e akuzuan se mban takime të fshehta me Gruevskin. Ministri hungarez për punë të jashtme e pranoi se vazhdimisht kontakton me Gruevskin, duke porositur se ai është azilant politik dhe se takimet do të vazhdojnë me qëllim që Gruevski të merr informacione për ndodhitë në Ballkanin Perëndimor.
Në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike Speciale, të cilin përfaqësuesit ndërkombëtarë e vlerësuan si shumë të nevojshëm për paralajmërimin për datë për fillimin e negociatave në vjeshtë, Deskoska tha se pret që Ligji të mbështetet nga të gjitha partitë në Parlament, për miratimin e të cilit nevojiten 2/3 e votave.
“Korniza ligjore që e propozoi Ministria e drejtësisë mori kritika pozitive nga faktori ndërkombëtar, se është e përshtatshme për rregullimin e çështjeve që duhet të përfshihen me ligin e ri për Prokurorinë Publike. Obligimi ynë, nga aspekti i përpilimit të ligjit cilësor është plotësuar dhe unë pres që të gjitha partitë politike që janë në Parlament dhe të gjitha grupet e deputetëve, t’i vendosin si parësore interesa shtetërore kur bëhet fjalë për euro integrimin, para interesave personale, për persona kundër të cilëve udhëhiqen procedura nga PPS-ja”, potencoi Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
Në pyetjen për mosveprimin e Këshillit Gjyqësor në lidhje me ankesën për kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, ministrja Deskoska tha se informacionet me të cilat ajo posedon, tregojnë se ende udhëhiqet procedurë për shkarkimin e tij. Këshilli Gjyqësor ka obligim sipas rregullativave ligjore të veprojë për lëndët, në të kundërtën do të kërkohet përgjegjësi nëse Këshilli, nëse i njëjti shmang debatin për këtë çështje, theksoi Deskoska.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
