Sot Gjykata e Fierit në Shqipëri jep masën e sigurisë për Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së 8-vjeçarit.
Ndërkohë familjarët e të miturit janë futur me forcë brenda ambienteve të gjykatës, duke çarë edhe kordonin e policisë.
Familjaret kërkojnë të futen edhe brenda sallës ku do të mbahet seanca për t’u përballur me autorin.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani goditi me sende të forta duke e lënë të vrarë 8-vjeçarin. Më pas, autori e varrosi trupin e tij në oborrin e banesës.
38-vjeçari pranoi para efektivëve të Policisë krimin e rëndë.
Ka qenë një kamera sigurie, ajo që filmoi momentet kur 38-vjeçari mori djalin e vogël dhe e futi në banesën e tij. Ndërkohë familjarët e djalit të vogël kërkonin prej orësh të miturin dhe kishin bërë edhe denoncimin në polici.
Aurori njihet si person problematik dhe me probleme mendore, por zyrtarisht nuk figuron si person i pajisur me një kartelë psikiatrike.
