Britanikëve nga 1 janari u ndalohet hyrja në BE

TË FUNDIT

Turistëve britanikë do t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian për shkak të masave aktuale kufizuese të vendosura për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Komisioni Evropian paralajmëroi se Britania e Madhe nuk do të jetë përjashtim, transmeton “Gardian”.

Vetëm disa vende me një normë të ulët të infeksionit me koronavirus janë përjashtuar nga rregullat që u ndalojnë vizitorëve hyrje në BE dhe Zonën ekonomike evropiane (EEA) – ndërsa britanikët mund të udhëtojnë vetëm deri në fund të periudhës së tranzicionit Brexit, e cila zgjat deri më 31 dhjetor.

Anëtarët e BE-së ranë dakord në tetor për ta miratuar propozimin për t’u lejuar qytetarëve të vendeve me nivele të ulëta të infeksionit të hyjnë në Union, përfshirë Australinë, Zelandën e Re dhe Korenë e Jugut.