Britania miratoi trajtimin e parë për sëmundjen “Alopecia”

TË FUNDIT

Mijëra pacientë mund të përfitojnë nga trajtimi i parë i alopecisë i miratuar Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar (NHS).

Alopecia areata është një sëmundje autoimune, ku sistemi imunitar i trupit sulmon folikulat e flokëve dhe shkakton rënien e flokëve. Vendimi i NHS është përshëndetur si një “ditë monumentale” për njerëzit me këtë gjendje.

“Për një kohë shumë të gjatë, pacientët me alopecia areata kanë kaluar pa një opsion të licencuar trajtimi të disponueshëm,” tha shefi ekzekutiv i bamirësisë, Sue Schilling.

Njerëzve me alopecia areata të rëndë tani mund t’u jepet një tabletë ditore për të përmirësuar rritjen e flokëve.

Trajtimi i ri funksionon duke reduktuar enzimat që shkaktojnë inflamacion dhe rënie të mëvonshme të flokëve në gjëndër./ SkyNews