Britania e Madhe ka vendosur të bëhet strehë e Portit të parë Urban Ajror në botë. Ajo shpreson se së shpejti do të fusë në shfrytëzim taksi ajror për bartje të pasagjerëve por edhe mallrave, nga një qytet në tjetrin. Kjo pamje mund të na duket si e ndonjë filmi fantastiko-shkencor, por ky transport urban ajror mund të bëhet realitet brenda disa muajsh, përcjell rtv21.tv Kompania ajrore me bazë në Londër, Urban Air Port ka thënë se ka pranuar afro 1.6 milonë dollarë financim nga qeveria britanike për të zhvilluar portin “Air-One” në periferi të Coventry. Pritet që ky port të përfundohet në muajin nëntor. Përgjegjësi, njëherësh themeluesi i Urban Air Port, Ricky Sandhu, ka thënë se aeroportet i kanë për avionë, stacionet e trenit për trena, rrugët për vetura, e edhe kjo formë e re e lëvizjes në ajër do të ketë nevojë për infrastrukturë të saj. “Udhëtarët duhet të bashkëveprojnë me infrastrukturën, të regjistrojnë fluturimet e tyre, dhe të presin për fluturim në sallën e pritjes. Pra, për këtë lëvizje duhet të ketë infrastrukturë. Për të pasur këtë rrjet, për të udhëtuar në mes qytetesh, nevojitet Porti Urban Ajror, infrastrukturë në disa lokacione“, ka thënë ai. Ricky ka thënë tutje se ky projekt do të kushtojë diku në mes 2 e 2.5 milionë funte, apo 2.74-3.43 milionë dollarë amerikan. Si qendra për këto mjete fluturuese, si për taksi ashtu edhe për bartje të mallrave, për ngritje dhe zbritje të mjeteve fluturuese do të shfrytëzohen ndërtesa të fabrikuara më parë. Ricky ka treguar se tashmë ka filluara gara e bartjes së pasagjerëve me avionë. Në Evropë është një kompani të cilën kanë në plan ta certifiojnë në vitin 2023. Pastaj ka kompani ajrore në SHBA të cilat kërkojnë të bëjnë transportin e pasagjerëve nga një qytet në tjetrin me aeroplanë. Kjo do të thotë se së shpejti do të hyjnë në fuqi linjat ajrore për barje të pasagjerëve. Por për këtë duhet pasur infrastukturë të duhur. Përgjegjësi i Urben Air Port ka theksuar se është emocionuese se si qeveria britanike po bashkëpunon me ta. Ricky mendon se emocionuese tani është edhe të ndërtohen korridore trafiku ajror, psh me distancë deri në 15 kimetra në mes qytetesh, gjë që do të ndodhë shpejt. Kompania Urban Air Port shpreson se do të instalojë më shumë se 200 vende të ngjashme, me këtë sistem në botë në pesë vjetët e ardhshme./21Media