Britania e Madhe javën e ardhshme do të fillojë t’i vaksinojë qytetarët kundër Kovid-19 me vaksinën e kompanisë “Fajzer” dhe “Biontek” deklaroi ministri britanik i Shëndetësisë Met Henkok.
Ai për Skaj Njuz theksoi se bëhet fjalë për një “lajm fantastik”.
Britania e Madhe e para në botë e miratoi përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë “Fajzer” dhe “Biontek”.
“Qevevria sot e pranoi rekomandimin e agjencisë për ilaçe dhe prodhime shëndetësore dhe e miratoi përdorimin e vaksinës së ‘Fajzer’ dhe ‘Biontek’”, njoftoi Qeveria britanike./MIA
