BRIGADA ZJARRFIKËSE E SHKUPIT PA KUSHTE, SHILEGOV PREMTON AUTOMJETE DHE PUNËSIME TË REJA

TË FUNDIT

Me automjete të viteve ’70, Brigada e zjarrfikësve të Shkupit lufton çdo ditë kundër zjarrit.  Automjeti i fundit është blerë nga Qyteti i Shkupit, para 14 vitesh. Ndërkaq mesatarja e përgjithshme e kufirit të vjetërsisë së tyre është 30 vjet. Disa nga automjetet më nuk mund të servisohen sepse nuk prodhohen pjesë, thotë Komandanti i brigadës, Vllaldimir Simonovski. Numri i zjarrfikësve është për 50% më i vogël. Kjo brigadë numëron 208 punonjës kurse duhet të ketë 400. Sipas standardeve evropiane në 1500 banorë duhet të ketë një zjarrfikës.               

“Kemi pajisje për tërheqje dhe prerje, për intervenime teknike në ndeshje trafiku, kemi katër, na nevojiten edhe tre apo katër. D.m.th. na nevojiten ende pajisje, tani kemi blerë zorrë, na nevojitet edhe zorrë për fikjen e zjarreve, për zjarre të mbyllura ku nevojitet të ngjitemi në katin e 5, 7 apo 8”, deklaroi Vlladimir Simonovski, Komandant i Brigadës së Zjarrëfiksve të Qytetit të Shkupit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se ky problem është i kahmotshëm. Ai premtoi se në qershor do të pajisë brigadën zjarrfikëse me pesë automjete të reja dhe se numrin e të punësuarve do ta rrisë gradualisht.

“Nuk mundet përnjëherë që të rrisni numrin e zjarrfikësve për 150 persona. Kjo duhet të bëhet në etapa për disa vjet me radhë. Nuk është blerë asnjë automjet kundër zjarrit nga viti 2005 deri më tani. Ne do të bëjmë furnizim me katër automjete të reja dhe një me shkallë, domethënë pesë. Kjo është një ndihmë serioze dhe ripërtrije serioze e infrastrukturës së brigadës së zjarrfikësve”, theksoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Sipas komandantit të brigadës numri i automjeteve anti-zjarr nuk është problem i madh, por është vjetërsia e tyre. Për momentin Brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit disponon 46 automjete, në mes tyre ka automjete të viteve ‘70 dhe ‘80.

Kushtet jo adekuate me të cilat punon brigada ndikojnë në sigurinë e qytetarëve.

Vetëm gjysmë-vjetorin e parë të këtij viti brigada e zjarrfikësve ka bërë 940 intervenime, kurse në vitin 2018, 1570 intervenime kundër zjarreve.

Përgatiti: Almedina Ismajli