Brenda 24 orëve, policia ka dënuar qindra shoferë për vozitje të shpejtë

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë gjobitur 255 shoferë.

“Nga të sanksionuarit, 24 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më tepër se sa e lejuara, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më tepër se sa e lejuara. 85 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në zonë të banuar, ndërsa 170 jashtë zonës së banuar”, thonë nga MPB-ja.

Nga MPB theksojnë se aksionet e përforcuara në komunikacion do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

“Apelojmë deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion që bashkërisht të kontribojmë për rrugë më të sigurta”, apelojnë nga MBP-ja.

MARKETING I PAGUAR POLITIK