Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Malinda Bregu, vlerësoi se ndikimi i pandemisë Kovid-19 në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor është rritur konsiderueshëm.
“Është e qartë se kriza ka ndikuar në të gjitha subjektet ekonomike në treg, punëtorët, bizneset dhe qeveritë. Askush nuk ndihet rehat. Ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Kostot e mëdha të ndërprerjeve disamujore të aktiviteteve ekonomike do të jenë edhe më të mëdha me kalimin e kohës”, tha Bregu.
Ajo në një tekst autorial, theksoi se karantina ka mundësuar që papunësia të rritet në të gjithë rajonin./MIA
