Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski, deklaroi se nuk është e vërtet se në bisedime me opozitaren VRMO-DPMNE, është konstatuar se Prokuroria Publike Speciale nuk funksionon. Boshnjakovski në pres konferencë tha se ligjin e shkruajnë për qytetarët.
“Ligjin nuk e shkruajmë për ne, por për qytetarët. Qëllimi është që të kemi 2/3 e votave dhe ky ligj të jetë ai i cili do të përshpejtojë rrugën tonë drejt BE-së. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian presin që të gjendet një zgjidhje me opozitën që ky Ligj të miratohet bashkërisht”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.
