Nga 24 milionë euro borxhi i Komunës së Tetovës është ulur në 23 milionë e 400 mije euro, pohon kryetar i Komunës Bilall Kasami. Shtoi se borxhi i shkollave është shlyer në tërësi, ndërsa është ulur edhe borxhi ai i ndërmarrjes së parkingut, por është rritur borxhi në Ndërmarrjen publike komunale.
“Komuna nga 14 milionë e 61 mijë euro, tani ka 13 milionë e 119 mijë euro, shkollat funksionojnë nga borxhe të akumuluara, janë obligimet e përditshme në bazë të buxhetit që kanë e vetmja që ka rritje është ndërmarrja komunale e cila ka rritje nga 9.7 milionë në 10.1 milionë, parkingjet e qytetit nga 187 mijë kanë 168 mijë, pra borxhi i komunës nga 24 milionë tani është 23 milionë e 400 mijë euro”, tha Bilall Kasami, kryetar i Tetovës .
Sipas Kasamit vetëm nga kamatat Komunës së Tetovës i janë marrë rreth 1 milion euro, ndërsa shton se në komunë është rritur edhe përqindja e taksave komunale.
“Vetëm në emër të kamatave të dënimit përmbaruesit gjatë vitit që kaloi nga komuna kanë zhvatur afërsisht një milion euro borxhet e trashëguara i publikuam pasi që qytetarët kanë të drejtë të dinë se ku harxhohen paratë e tyre falë këmbënguljes dhe angazhimit maksimal, procesi me menaxhimin me borxhin po ecë me sukses, u jemi mirënjohës edhe qytetarëve që besojnë në punën tonë gjë që dëshmon nga grumbullimi i taksave komunale”, pohoi Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.
Pasi ndërmarrja komunale akoma ka probleme me rrogat e të punësuarave, Kasami shprehet se komuna ka një plan afatshkurta për të dalë nga kjo gjendje.
