Borxhet që do të shlyhen me pakon e pestë?!Rafajllovski: Prioritet për financim duhet të jetë vaksinimi

TË FUNDIT

Qytetarët që kanë borxhe të pashlyera sigurisht u gëzuan me lajmin e kryeministrin Zaev – se do të fshihen borxhe për, siç tha ai, GJITHÇKA. Por, mbetet dilemë çfarë nënkuptohet me fjalën GJITHÇKA? Zaevi paralajmëroi fshirje të borxheve ndaj institucioneve komunale dhe shtetërore, ku përfshihen edhe borxhet për ujë, por jo edhe për rrymë dhe ngrohje qendrore, sepse këtë shërbim e japim kompani private.


“Masa duhet t’i fshijë të gjitha normat interesi për borxhet ndaj institucioneve shtetërore dhe komunale, borxhe të cilat janë më të vjetra se 3 muaj, me kusht ta rregullojnë në 12 këste. Këtu përfshihen borxhet për ujë, ngrohje qendrore, tatime ndaj shtetit, ndaj ndërmarrjeve banimi, ndërmarrjeve të ujësjellësit”, tha Zaev.   

Kërkuam qëndrim edhe nga ekonomisti Goran Rafajllovski, lidhur me atë se si do të fshihet borxhet e qytetarëve për rrymë dhe ngrohje qendrore, kur kryeministri paralajmëroi se masa e re do të vlejë vetëm për borxhet ndaj institucioneve shtetërore dhe komunale?!

“Ose do të sillet vendim nga Qeveria me të cilin do të merren normat interesi ose nga Kuvendi, por mjafton që vendimin ta marrë Qeveria, sipas të cilit këto kompani private do të dëmshpërblehen. Ose nuk bëhet fjalë për këtë, sepse duke u bazuar në lajmërimin e parë, masa do të vlejë ekskluzivisht për ndërmarrjet shtetërore dhe komunale”, deklaroi  Rafajllovski.

Masat e reja, sipas Rafajllovskit, nuk janë të duhura, të konceptuara dhe të mjaftueshme.

“Investimi i vetëm i duhur, ekonomik, shëndetësor dhe njerëzor është që Qeveria e RMV-së sa më shpejt që është e mundur të gjejë mënyrë për ta vaksinuar popullsinë. Deri në qershor – korrik të vaksinojë të paktën 50% e popullsisë, sepse kjo është rrugëdalja e vetme për ekonominë, për funksionimin e saj, kurse njëkohësisht edhe për shëndetin e qytetarëve dhe për kthimin e besimit në sistem”, shtoi Rafajllovski.

Në kuadër të pakos së pestë masash, kryeministri paralajmëroi edhe mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për hotelierët, transportin, kultivuesit e duhanit, eksportin, mediat dhe për tërheqjen e investimeve të huaja në vlerë prej 50 milionë eurove.