Borrell: Kosova është pajtuar që të nisë menjëherë të sigurohet vetëmenaxhimi i komunitetit serb

TË FUNDIT

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë konferencës për shtyp ka thënë se Kosova është pajtuar që të nisë menjëherë që të sigurohet vetëmenaxhimi i komunitetit serb.
“Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë dhe kur them menjëherë negocimin me dialogun e lehtësuar nga BE për të krijuar, për të vendosur aranzhimet, rregullimet dhe përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”, është shprehur Borrell.

Ai tha se palët janë pajtuar poashtu për të miratuar deklaratën mbi personat e pagjetur.