Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel ka arrit në qeveri në takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Sipas paralajmërimeve, Borel dhe Kovaçevski pas takimit do të mbajnë konferencë të përbashkët shtypi në qeveri.
Borel i cili prej dje është për vizitë në vend, paradite është takuar me presidentin Stevo Pendarovski, ndërsa pasdite janë paraparë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe liderët e partive parlamentare.
