Bombarduesi F-35 në armatën amerikane/ TV21 në Gardën Kombëtare Ajrore në Vermont

TË FUNDIT

Flamujt e SHBA-ve dhe Maqedonisë, ushtarët e dy armatave, një pjesë e pajisjeve dhe simbolet e Vermontit janë pjesë e dhuratës që mori delegacioni i Maqedonisë në shënimin e 30 vjetorit të partneritetit me Gardën kombëtare të shtetit federal Vermont.

“Para disa dekadave luftuam me krizën e brendshme. Sot jemi vend anëtarë i NATO-së. Deri para disa viteve kërkonim ndihmë urgjente, sot Maqedonia e Veriut nuk është pjesë e problemeve, por është zgjidhje. Gjatë këtij partneriteti kemi ndërtuar kapacitete tona kombëtare. I kemi përmirësuar procedurat, kemi modernizuar armatën tonë dhe më e rëndësishmja është që kemi ndërtuar aq partneritet të fuqishëm. “Sot përballemi me një realitet të ri në Europë. Të pa provokuar nga operacionet ofanzive në Ukrainë, vendosën shumë mjete në këtë pjesë të botës në rendet e para.”- tha Vasko Gjurçinovski, Kryeshef I Shtabit Gjeneral.”- deklaroi Sllavjanka Petrovska, Ministre e mbrojtjes së RMV.

 

Në vitin 1993, përveç Senegalit dhe Austrisë, Garda kombëtare e Vermontit është në partneritet edhe me Maqedoninë. Në dosje janë shënuar mbi 350 aktivitete ushtarake të përbashkëta, por më të rëndësishmet janë ndihma ushtarake dhe trajnimi i armatës së Maqedonisë për përmbushjen e standardeve për NATO.

 

“Bashkë jemi 30 vjet. Mund të them sinqerisht se partneriteti ynë me RMV ka qenë aspekti më me ndikim në gati 40 vite për mua në ushtri. Dhe kjo përvojë nuk kufizohet vetëm tek liderët e lartë si gjenerali Gjurçinovski, por edhe ushtarët, policët… Kur e vizitoj Maqedoninë e Veriut, unë nuk shkoj në shtrat në orën 21:00, por kënaqem në kulturën.”- pohoi Georgi Najt, Major Gjeneral në Vermont.

 

 

Garda Kombëtare Ajrore e Vermontit në vitin 2019 është e para që ka marrë dy avionë F-35. Ata quhen ende gjuetarët e gjeneratës së pestë, për shkak të paketës së sensorëve nga çdo drejtim. Sot ka 20. Ata përdorin performancë aerodinamike dhe sisteme të integruara të avancuara, duke ulur kështu cenueshmërinë e Shteteve të Bashkuara.

 

Edhe pse janë vetëm gjashtë vjet në përdorim, ata tashmë kanë marrë pjesë në të paktën gjashtë operacione luftarake. F-35 është avion bombardues i fshehtë për çfarëdo kushte motit. Është i projektuar për të kryer sulme tokësore, monitorime ajror dhe misione të mbrojtjes ajrore. Çmimi është mbi 80 milionë dollarë.

 

Ky është F-35 në Gardën kombëtare të Vermontit. Është shtëpia e batalionit të 158-të luftarak. Është e njohur në mënyrë federale pothuajse para 1 shekulli, Garda kombëtare e Vermontit ka fluturuar në më shumë se 8 misione të ndryshme të avionëve, duke përfshirë edhe bombardues dhe gjuetarë. TV21, Jovica Paunoski.