Boki: Kamçev bisedonte edhe me Mickoskin, bënte pazar që të lirohej

TË FUNDIT

I dyshuari në lëndën “Reket” Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, sot në seancën gjyqësore tha se përskaj asaj që Jordan Kamçevi ka negociuar me kryeministrin e atëhershëm Zoran Zaev, po ashtu ai ka biseduar edhe me kreun i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin.

“Në të njejtën kohë deri sa bisedonte me Zaevin, bisedonte edhe me Mickoskin. Tregton, bën pazar njeriu, që të mund të lirohet” tha Boki 13, raporton TV21.

Ai gjithashtu theksoi se Kamçev, me “spiunazhin e kryer”, i ka ndihmuar të dy palëve. Boki shtoi se pavarësisht se cila palë është në pushtet, kjo gjë është krejtësisht e njëjtë, politika ka hyrë në pjesët më të imta të organizmit të njerëzve./TV21