Boki 13 flet për “Lui Vitonin” me një milion euro: As nuk e ka prekur…

TË FUNDIT

Bojan Jovanovski sot është përgjigjur për çantën e famshme “Lui Viton” e cila shihet në një prej videove të skandalit “Reket”. Boki 13 në mënyrë kategorike pohon se çantën as nuk e ka prekur dhe as nuk e ka ditur se në të ka para.

“Kur arritëm me Milevskin tek Kamçevi, ata të dy vetë folën diçka. Më pas Milevski e mori çantën dhe u larguam nga shtëpia” u shpreh Boki para gjyqit.

Ai tha se nuk ka folur me Kiçeecin për çantën, e as nuk e ka prekur. Shtoi se nuk e ka ditur se çfarë ka në të dhe se më vonë nga videot e ka marrë vesh se aty kanë qenë një milion euro. Kur u larguam nga shtëpia e Kamçevit, tha Boki, Kamçev vetëm e ka çuar atë në shtëpi e më pas është larguar me çantën.

Theksoi se më 21 ose më 22 shkurt sërish kanë shkuar tek shëpia e Kamçevit dhe e kanë kthyer çantën.

“Atëherë sërish e pash çantën dhe e pyeta Milevskin: “Çfarë bën me atë çantë?”, mu përgjigj jo qartë… Pastaj Milevski e ktheu çantën e njejtë tek Kamçevi. Për këtë ekzistojnë pamje nga kamerat e sigurisë të Kamçevit” tha Jovanovski./TV21