Boki 13: Ekzistojnë regjistrime në telefonin tim me kryeredaktorin Aco Kabranov

TË FUNDIT

I dyshuari në rastin “Reket” Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 në seancën e sotme gjyqësore tha se ekzistojnë regjistrime me kryeredaktorin Aco Kabranov për këtë rast, por të njëjtat nuk janë në dispozicion të gjyqit sepse telefonit të tij nuk i është bërë ekspertizë.

Kabranov është dëshmitar i propozuar nga Boki 13, por gjykata refuzoi ta marrë në pyetje.

“Asnjë prej redaktorëve ose gazetarëve nuk u është dhënë detyrë konkrete. Këtë që po e flas mund ta konfirmojë edhe kryeredaktori Kabranov, nëse gjykata do të vlerësonte se do të duhej ta dëgjonte edhe atë. Gjithashtu do të tregonte se ne për këtë ngjarje kemi folur me Kabranovin ku ka audio incizime që nuk janë në dispozicion në këtë gjyq sepse telefonit tim nuk i është bërë ekspertizë” tha Jovanovski./TV21