I akuzuari në “Lidhjen Ndërkombëtare” Bojan Jovanovski në fjalët e tij hyrëse deklaroi se shumë persona të tjerë kanë qenë pjesë e Lidhjes Ndërkombëtare dhe jo vetëm e akuzuara Frosina Remenski dhe të njëjtit kanë nënshkruar marrëveshje.
-Unë atëherë isha simpatizant dhe aktivist i LSDM-së dhe pjesë e Revolucionit laraman. Prej atëherë kanë filluar kontaktet me Remenskin, kam pasur kontakte edhe me funksionarë më të lartë të partisë,- tha Bojan Jovanovski.
Në lidhje me projektin ai tha se projekti është sjell në vitin 2017 dhe pas asaj ka nisur realizimi, realizator i projektit ka qenë edhe pensionistja Liljana Todorovska, e cila ka qenë pjesëtare në Kuvend.
