Bojkoti dhe mosregjistrimi, parasheh gjoba! Selami: Kemi përgatitur padi për partinë E “Majta”

TË FUNDIT

Bojkoti dhe mosregjistrimi parasheh gjoba, prej 300 euro deri në dënim me burg. Këtë e tha zv/drejtori i Entit për Statistika në debatin e sotëm shkencor rreth regjistrimit.

Paditë penale vetëm se kanë filluar thotë ai, duke përmendur edhe padinë penale e cila përgatitet për partine “E Majta” e cila gjatë gjithë kohës bën thirrje për bojkot të regjistrimit.

 “Le ta dinë të gjitha partitë politike, çdo subjekt, kushdoqoftë faktor në shoqëri në shtet etj, se bojkoti paraqet vepër penale. Vepër penale e cila do të ndiqet penalisht. Ne jemi edhe në përgatitje e sipër të iniciativës për ndjekje penale të artisë e Majta e cila në mënyrë të hapur thërret qytetarët e Maqedonisë se Veriut për bojkot dhe Prokuroria publike do ketë punë në këtë drejtim”, tha Ilmi Selami – zv/drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.

Profesorët universitarë theksin e vurën tek VMRO-DPMNE-ja e cila kërkon anulimin e regjistrimit, me këtë duke u munduar ta politizojë këtë çështje. Sipas tyre kjo nuk duhet lejuar.

 “VMRO-DPMNE është kundër ka reflektuar pikërisht atë që shqiptarët kanë pasur të drejtë në gjithë historinë e vet, d.m.th. ata konfirmuan të drejtën e shqiptarëve prej vitesh”, u shpreh Shpëtim Cami.

 “Historia jonë në Maqedoni është kryekëput me ligje politike me regjistrim që është përdorur 100 përqind politikisht dhe ne nuk mund të bëjmë ndryshim brenda natës që mos të keqpërdoret edhe ky regjistrim”, theksoi Mersim Maksuti.

 “Ky është një proces statistikor, ashtu edhe ligji e definon dhe neve atëherë pse duhet ta politizojmë skajshmërisht, një fenomen shoqëror që është i përkthyer në ligj, ligj i cili përcakton se ky dhe të dhënat që do mblidhen në këtë regjistrim do të përdoren për nevoja të shtetit”, potencoi Sejfulla Osmani.

Ilmi Selami hodhi poshtë tezat e anulimit të regjistrimit të popullsisë, madje ai tha se po bisedohet në Qeveri për zgjatjen e afatit të regjistrimit për shkak të pandemisë.