Bogojeski Mexhitit: Edhe “Koncepti Maqedonas” deri në fund të fushatës mund të propozojë një Kryeministër shqiptar

TË FUNDIT

Kryetari i partisë “Koncepti Maqedonas”, Petar Bogojeski, njëherazi edhe bartës i listës për deputetë në njësinë zgjedhore 1, duke i replikuar Izet Mexhitit nga BDI për idenë për kryeministrë shqiptar, tha se integristët nuk janë të vetëm me këtë ide dhe se kandidat për kryeministër shqiptar mund të ketë edhe nga “Koncepti Maqedonas”.

“Mund edhe ta propozojmë deri në fund të fushatës” pohoi Bogojeski, e megjithatë shtoi se BDI, jasht arsyes së saj, po promovon çelës etnik për zyrtarët pubik, përfshirë pozitën e kryeministrit.

“Jasht çelësit etnik, për ne janë të hapura të gjitha postet, si për shqiptarët, maqedonasit, tuqit, romët, boshnjakët e kushdoqoftë. Në këtë kuptim do u apeloja që të ktheheni tek koncepti qytetar që e kishit në fillim, e ta lini këtë koncept të gabuar që promovoni” tha Bogojeski./TV21

„Премиер Албанец може да биде и до Македонски концепт, но концептот на ДУИ е етнички, вратете се на граѓанскиот концепт“, рече Богојески

#Bogojeski replikë #Mexhitit: #KryeministriShqiptar mund të jetë edhe nga #KonceptiMaqedonas, por koncepti i #BDI-së është etnik, kthehuni tek koncepti qytetar„Премиер Албанец може да биде и до Македонски концепт, но концептот на ДУИ е етнички, вратете се на граѓанскиот концепт“, рече Богојески

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 2. Juli 2020