Boçvarski: Ndryshimet ligjore të MTL-së nuk janë vetëm për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D

TË FUNDIT

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski tha se ishte e patjetërsueshme që propozim ligjet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D të dorëzohen në Kuvend me flamur eurpoian, përcjell TV21. Boçvarski tha se Maqedonia e Veriut duhet të hatëroje me shpejtësi drejt zhvillimit sikur shtetet fqinje, ndërsa theksoi se ndryshimet ligjore nuk kanë të bëjnë vetëm me projektet në fjalë

“MTL-ja ka bërë ndryshime në dy ligje thelbësore, dhe atë në Ligjin për Planifikim Urbanistik dhe në Ligjin për Ndërtim. Qytetarët kanë të drejtë ta dinë që këto ndryshime nuk kanë të bëjnë vetëm në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, ata miratohen me qëllim që të përshpejtojmë të gjitha proceset për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, gazsjellësit, ndërtimet për energjetikë dhe ndërtimeve të tjera infrastrukturore me interes publik dhe kombëtar”, tha mes tjerash Boçvarski duke shtuar se ndryshimet kanë të bëjnë edhe për projektet që financohen nga jashtë./tv21.tv