Blumberg: Rreth 37 milionë njerëz në Kinë ndoshta kanë qenë të infektuar me Kovid-19 në një ditë këtë javë

TË FUNDIT

Pothuajse 37 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me Kovid-19 në një ditë të këtë javë, sipas vlerësimeve të zyrtarëve shëndetësorë në Pekin, gjë që e bën epideminë e vendit më të madhen në botë, raportoi Blumberg.

Rreth 248 milionë njerëz, ose gati 18 për qind e popullsisë, me siguri është infektuar me virusin në 20 ditët e para të dhjetorit, sipas procesverbalit të një takimi të brendshëm të Komisionit kombëtar kinez të shëndetit të mbajtur të mërkurën, të konfirmuar nga njerëzit e përfshirë në diskutime, raportuan mediat. Nëse është e vërtetë, shkalla e infeksionit do ta zbehte rekordin e mëparshëm ditor prej rreth 4 milionë, të vendosur në janar të vitit 2022.

Sipas vlerësimeve të agjencisë, më shumë se gjysma e banorëve të provincës Siçuan, në pjesën jugperëndimore të Kinës dhe kryeqytetit Pekin janë të infektuar.