Bllokohet tentimi i SHBA-së për ta ndaluar UiÇet-in kinez

TË FUNDIT

Gjykatësja amerikane Loren Biler e bllokoi tentimin e Qeverisë amerikane për ta ndaluar aplikacionin kinez për pagesë dhe dërgim të mesazheve UiÇet (WeChat).

Gjykatësja nga San Francisko, deklaroi se ndalesa e këtij aplikacioni inicon çështje serioze lidhur me Amendamentin e parë të Kushtetutës amerikane, e cila garanton liri të shprehjes, transmeton Bi-Bi-Si.

Ajo e bllokoi kërkesën e Ministrisë së Tregtisë që Epëll dhe Gugëll ta largojnë marrjen e aplikacionit që është dashur të ndodhë deri mbrëmë.

Rasti erdhi deri në gjykatë pasi një grup i shfrytëzuesve të UiÇet-it në SHBA e kontestuan urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Tramp, i cili tentoi ta heqë aplikacionin në vend. fb/