Blinken: SHBA-ja e shqetësuar për afrimin e Kinës me Rusinë

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, në Bali të Indonezisë në kuadër të mbledhjes së kryediplomatëve të vendeve të G20-ës.

Gjatë takimit, Blinken i shprehu ministrit Yi, shqetësimin për afrimin e Kinës me Rusinë teksa ndodh lufta në Ukrainë, shkruan Reuters.

“Unë ndava përsëri me Këshilltarin e Shtetit shqetësimin për afrimin e Republikës Popullore të Kinës me Rusinë”, u shpreh Blinken.about:blank

Sipas Blinken, Kina nuk po tregohet neutrale pasi ka mbështetur Rusinë në Kombet e Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për pasoja, përfshirë sanksionet, nëse Kina ofron mbështetje për luftën që Moska po zhvillon në Ukrainë, të cilën ajo e quan një “operacion special ushtarak”.