BLERIM REKA NGA MANASTIRI, “DO TA PARANDALOJ EKSODIN E QYTETARËVE”

Kandidati për presidenti Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Manastir, ku ka zhvilluar takime me qytetarët. Ai thotë se me qytetarët ka biseduar, por siç theksoi brenga më e madhe e tyre ishte shpërngulja e qytetarëve në vendet e jashtme.  Ndryshe Blerim Reka, ishte në komunën e Zhelinës, ku shpalosi programin dhe vizionin e tij për udhëheqjen e shtetit në 5 vitet e ardhshme.

“Prandaj një nga prioritetet e mia është pikërisht ndalja e shpërnguljes nga Maqedonia dhe kjo mund të bëhet me reforma prandaj ofroj konceptin e Republikës për të gjithë me ligjin për të gjithë. Nëse nuk arrimë të bëjmë reforma qeverisëse në vitet e ardhshme vërtet Maqedonia do të mund të përfundojë si shtet i zbrazët. Prandaj qytetarët votuesit e kanë në dorën e tyre, janë sovran dhe ato do të vendosin a do ta lejojnë një skenar të tillë”, deklaroi Kandidati për president, Blerim Reka.