Bizneset në Kërçovë kërkojnë infrastrukturë më të mirë! Kryetari i Kërçovës takohet me afaristët

TË FUNDIT

Kryetari i Kërçovës Aleksandar Jovanovski priti në takim biznesmenë që veprimtarinë e zhvillojnë në këtë komunë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen bizneset lokale dhe adresimi i kërkesave të tyre për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes. Afaristët paraqitën një sërë problematikash që lidhen me infrastrukturën, procedurat komunale, lejet ndërtimore, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, si dhe nevojën për mbështetje më të madhe në zhvillimin e aktiviteteve ekonomike.

-“Infrastruktura është një nevojë nëse mund te na e mundësoni”.

-“E rëndësishme për qytetin tonë dhe ekonomisë të vendit është infrastruktura në zonat industriale”.

-“Njerëzit në Kërçovë nuk kanë çfarë të bëjnë nuk kemi asnjë kënaqësi në Kërçovë nga mëngjesi deri në mbrëmje në kafe të gjithë njihemi këtu edhe ju edhe ju le të ndryshojmë diçka që të shkojmë përpara të vihet I pari sporti dhe qyteti që te mundet me fëmijët të dalim në qytet”.

Kryetari Jovanovski u shpreh se komuna mbetet e hapur për dialog të vazhdueshëm dhe se prioritet i administratës lokale është krijimi i kushteve që u lehtësojnë punën bizneseve. Ai tha se do të shqyrtohen me seriozitet të gjitha kërkesat e paraqitura, ndërsa paralajmëroi se në të ardhmen do të ndërmerren hapa konkretë për zgjidhjen e disa prej çështjeve të ngritura.

-“E di se ballafaqoheni me shumë probleme dhe dua fillimisht ti njoh problemet tuaja dhe më pas ti fusim në programet tona për zhvillim”, tha Jovanovski.

I pranishëm në këtë takim ishte pjesëmarrës ishte edhe ish-ministri i financave Zoran Stavreski i cili do ta ndihmojë komunën për planifikim më efikas të buxhetit komunal 2026.

-“Komuna ka një buxhet ka një buxhet relativ të varfër i cili me punë të mirë mund të vendoset ne funksion për te përmbushur kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve”, deklaroi Stavreski.

Pjesëmarrësit u dakorduan që takime të tilla të zhvillohen më shpesh, me qëllim që komunikimi mes komunës dhe sektorit privat të jetë më efikas dhe më i strukturuar. Vlerësuan se bashkëpunimi institucional është kyç për zhvillimin ekonomik të Kërçovës dhe për krijimin e një ambienti konkurrues dhe të qëndrueshëm për bizneset lokale.