Bislimovski pret kërkim falje: “Më vendosën në bilborde, u ndjeva si kriminel”

TË FUNDIT

Nga sonte në mesnatë do të ketë ulje të re karburantëve. Nafta dhe benzina me 95 oktan do të lirohen për 1,5 denarë, ndërsa benzina me 98 oktan do të ulet për 1 denar. Çmimi i ri me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të jetë 76 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 78,5 denarë, ndërsa EURODISEL për 78 denarë. Kreu i KRrE, Marko Bislimovski, thotë se në muajt e fundit ai dhe komisioni janë sulmuar para së gjithash nga opozitarja VMRO-DPMNE për shkak të çmimit të lartë të derivateve të naftës. Madje ai ishte i vendosur edhe në bilborde nëpër Shkup, për çka, siç thotë ai, ndjehej si kriminel. Bislimovski thotë se KRrE e llogarit çmimin sipas një metodologjie të vendosur që përdoret në mbarë Europën. Pret kërkim falje për bilbordet dhe fyerjet.

“Siç e dini, na u sulmuan veçanërisht për shkak të çmimeve të derivateve të naftës. Madje unë isha në bilbordet nëpër Shkup dhe u ndjeva si krimineli më i madh në vend. Dhe pastaj thosha se ishte lajm i rremë. KRRE në dy-tri javët e kaluara, para së gjithash për shkak të rënies së çmimit të derivateve të naftës në bursat botërore, si dhe uljes së kursit të dollarit, KRRE e ka ulur çmimin e derivateve të naftës për më shumë se 30 denarë. Ky trend vazhdon edhe sot”, tha Marko Bislimovski – kryetar i KRRE.