Bislimovski: KRRE bën analiza se si mund të ndihmohen komunat për rrymën

TË FUNDIT

Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) bën analiza si mund t’u dilet në ndihmë komunave kur është në pyetje furnizimi i energjisë elektrike.

Siç deklaroi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski në “Stadion” në Kanal 77, numri më i madh i komunave dhe ndërmarrjeve komunale publike furnizohen me energji elektrike në tregun e lirë.

“por, për fat të keq, kemi detektuar se një pjesë e komunave kanë mbetur tek furnizuesi i fundit që është 50 për qind nga bursa hupeks – disa për shkak të pakujdesit, disa për shkak se furnizuesit ua prishën  kontratat. Komunat e vogla apo ndërmarrjet më të vogla publike janë në tregun rregullator dhe tek ato gjendja është stabile”, theksoi Bislimovski.

Sipas tij, KRRE solli vendim me të cilin i hoqi prodhuesit e autorizuar nga tregu rregullator dhe liroi rreth 230 orë kilovat drejt tregut të lirë.

“Kjo energji për tregun e lirë është dy herë më e lirë se ajo në bursë”, tha Bislimovski.

Ai theksoi se problemi me të cilin përballen komunat është tek ndërmarrjet komunale publike të cialt duhet ta rrisin efikasitetin.

Lidhur me çmimin e ujit, sqaroi se KRRE nuk e cakton çmimin e fundit të shërbimeve të ujit, por përfshirjen nga çmimi minimal deri në atë maksimal.