Njëherë do të ketë ndryshim të sistemit tarifor e pastaj do të vendoset për çmimin e ri të energjisë elektrike, deklaruan nga Komisioni Rregullatorë për Energjetikë. Ndërkohë kryetari i KRrE-së Marko Bislimovski së bashku me profesorin nga Fakulteti i Inxhienierisë Elektrike, Rubin Talevski prezantuan llogaritësin online, nëpërmjet të cilit qytetarët do të mund të provojnë sa harxhojnë dhe paguajnë rrymë për momentin, ndërsa sa do të paguajnë nëse rryma do të jetë e ndarë në blloqe.
“Për një konsumator tipik që harxhon 850kw/h në muaj, fatura nuk do t’i ndryshojë, këtë e prezantuam edhe herën e kaluar. Por, nëse e vendosni 300 dhe 300 do të keni numër tjetër. Nëse vendosim 1000 dhe 1000 me siguri ka edhe disa qe harxhojnë kaq, do të paguani 54% më shumë. Ky është realitet”, tha Rubin Talevski, profesor.
Rryma e konsumuar gjatë tarifës së lirë të rrymës nuk do të hyjë në bllok tarifat. Bislimovski tha se po mundohen që të kemi sistem tarifor që do të zgjidh problemet për shkak se vendi është i varfër në resurset energjetike.
“Kuptohet se nuk mund t’i zgjidh të gjitha problemet, por ato që i kemi tani në sistem të paktën t’i zbusim duke pasur parasysh se jemi vend i varfër energjetik edhe mua më vjen keq, por më duhet ta them se kështu e kemi gjendjen. Naftë nuk kemi, gaz natyror nuk kemi, të vetmin që kemi është energjia elektrike. Resurs më të madh e kishim qymyrin, tani e kemi çdo ditë pak e më pak”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE.
Fatura më të larta të rrymës do të paguajnë ata qytetarë të cilët harxhojnë mbi 420kw/h në tarifën e lartë, shtoi Bislimovski, ndërkaq blloku i ri tarifor për 2 javë do të duhet të hyjë në fuqi. Talevski shpjegoi se shumica e amvisërive në bazë mujore harxhojnë 300 deri në 700kw/h gjatë periudhës së dimrit, ndërsa më pak gjatë sezonit së verës.
