Bislimi e Nagavci vizitojnë Luginën e Preshevës

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nesër do të vizitojnë Luginën e Preshevës.

Kështu ka bërë të ditur sonte Zyra e Kryeministrit, e cila ka informjuar edhe për gjendën e takimeve në kuadër të kësaj vizite./21Media

10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar

11:15 – Takim me Deputetin z. Shaip Kamberi

12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit

12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc

14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë

15:00 – Drekë Pune me liderët politik të Preshevës

17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel Rozafa Bujanoc.