Bisedë telefonike Trump-Netanyahu! A do të përfshihet SHBA në konfliktin Izrael-Iran?

TË FUNDIT

Një zyrtar anonim izraelit për “Tajms of Izrael” (Times of Israel) tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Tramp, i cili paraprakisht pati takim me Këshillin Kombëtar për Siguri.

Biseda telefonike ndërmjet dy liderëve nxit spekulime për përzierje eventuale të SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

Netanjahu dje tha se me Trampin bisedon pothuajse çdo ditë nga 13 qershori kur Izraeli sulmoi Iranin.