Dy vëllezërit binjakë më të vjetër në botë, Pieter dhe Paulus Langerock nga Belgjika, thonë se ata kurrë nuk e mendonin që do të kapnin moshën me tre shifra.
“Kur ishim 85 vjeç shkuam tek doktori dhe ai na tha: Mos kujtoni se do rroni deri në 100 vjeç”, tha Paulus për Reuters. “Dhe ç’është e vërteta nuk është se doja të jetoja kaq i vjetër”.
Dyshja sapo ka festuar 102 vjetorin e lindjes muajin e kaluar dhe Rekordet Botërore Gines e konfirmojnë se ata janë binjakët më të vjetër në botë.
Një nga sekretet që ata mendojnë se është shkak i jetëgjatësisë së tyre është konsumimi i verës. Ata thonë se pijnë një gotë çdo ditë.
Vëllezërit Langerock na japin disa këshilla të tjera për të jetuar sa më gjatë: “ Mos e harxhoni kohën tuaj duke bërë budallallëqe, mos hani shumë dhe mos vraponi shumë pas femrave”.
Ata shtojnë se gjëja më e mirë që mund të bëni është të martoheni me dikë që e dashuroni, edhe pse asnjëri prej tyre nuk u martua kurrë.
Por kjo nuk do të thotë se ata kanë një shoqë ri të pakët. Vëllezërit, për pjesën më të madhe të kohës kanë jetuar së bashku. “Paulus është miku im më i mirë. Ne gjithmonë jemi bashkë,” tha Pieter.
