Bileta ditore do të shiten edhe në automjetet e NQP-së

TË FUNDIT

NQP Shkup kumtoi se bileta ditore shitet edhe në automjetet e tyre, kushton 120 denarë dhe vlen për përdorim të shumëfishtë në të gjitha linjat gjatë një dite, gjegjësisht mund të përdoret për një numër të pakufizuar në të gjitha linjat, në periudhë prej orës 05 deri në orën 24.

Deri më tani, siç theksojnë nga NQP Shkup, bileta ditore ishte në dispozicion vetëm në biletarinë dhe qendrat për personalizim të NQP Shkup.

Përveç këtij lloji të biletës, si rrethanë lehtësuese për të gjithë ata shfrytëzues të transportit publik që nuk posedojnë kartelë elektronike “Skopska”, ekziston opsioni për validizimin e biletës me aplikacionin celular “Skopska”, që para ca kohësh është tërësisht funksional. Aplikacioni paraqet zëvendësim për kartelën e papersonalizuar elektronike “Skopska”, praktikisht ajo është biletë virtuale e autobusit. Aplikacioni është në dispozicion për shfrytëzuesit e telefonave celularë “smart” me Android dhe sistem operativ IOS. Në rast të një problemi të paraqitur të çfarëdo natyre, shfrytëzuesit mund të drejtohen në apskopska@jsp.com.mk , informojnë nga NQP Shkup.

Edhe më tej, shfrytëzuesit e transportit publik biletë mund të blejnë/validizojnë me kartelën elektronike “Skopska”. Kartelat e personalizuara shiten në qendrat për personalizim të NQP Shkup dhe kushtojnë 200 den ndërsa të papersonalizuara në qendrat për personalizim, në biletaritë e NQP, si edhe në automjetet e NQP Shkup. Bileta e papersonalizuar “Skopska” kushton 150 denarë dhe në të janë dy vozitje gratis.. Mundësi për blerjen e biletës mundësohet edhe me opsionin Mobipay (pagesë me celular), potencojnë nga NQP Shkup.