Bilanci tregtar janar – gusht: Eksporti 2.8, importi mbi 4.1 miliardë dollarë

TË FUNDIT

Maqedonia në tetë muajt e parë të këtij viti ka eksportuar mallra në vlerë prej mbi 160 miliardë denarësh, ose mbi 2.8 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa importi ka arritur vlerën prej mbi 228 miliardë denarë ose mbi 4.1 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, deficiti tregtar arrin mbi 68 miliardë denarë ose 1.2 miliardë dollarë, ndërsa mbulimi i importit me eksportin është 70 për qind.

Mallrat më të eksportuara janë katalizatorët, metalet e çmuara, feronikli, mjetet përcjellëse për përçuesit për ngrohje, prodhimet e hekurit dhe çelikut, ndërsa mallrat që importohen më së shumti janë platina dhe legurat e papërpunuara, vajrat e naftës dhe vajrat nga mineralet bituminoze, energjia elektrike dhe metale të tjera të papërpunuara.

Maqedonia ka shkëmbim më të madh tregtar me Gjermaninë, duke vijuar më pas me Mbretërinë e Bashkuar, Serbinë, Greqinë, Bullgarinë, Italinë dhe Kinën.