Bilall Kasami në “Debate zgjedhore”, “Nuk kërkojmë vota për LSDM-në por për vete”

TË FUNDIT

Janë në një koalicion të përbashkët parazgjedhor por votat secili i kërkon për vete. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se gjatë fushatës së tyre nuk kërkojnë vota te shqiptarët për partnerin e tyre të koalicionit LSDM por vetëm për Lëvizjen Besa.

Bilal Kasami: “Nuk e di dhe nuk është për mua aq me rëndësi se si e pranojnë shqiptarët LSDM-në.

Fatmir Aliu: Keni bërë koalicion me LSDM si nuk është e rëndësishme e nuk ju intereson çka thonë shqiptarët për të?

Bilall Kasami: “Për mua ëshët e rëndësishme se si shqiptarët pranojnë Lëvizjen Besa në terren. Ne në këto zgjedhje nuk kërkojmë votë për LSDM, ne në këto zgjedhje kërkojmë votë për Lëvizjen Besa dhe për koalicinonin “Mundemi” pjesë e së cilës është Lëvizja Besa”.

Kasami tha se BDI dogji idenë për kryeministër shqiptar për të shpëtuar veten sepse e dinte se do të merrte përsëri më pak mandate deputetësh dhe se Zaev nuk ka thënë se nuk pranon kryeministër shqiptar por nuk pranon asnjë kushtëzim nga BDI.

Bilall Kasami: “Kur thotë Zoran Zaev se nuk do të pranoj shantazhimin e BDI-së” …

Fatmir Aliu: Dhe se do t’i jap deputetët e mi VRMO-DPMNE-së, thonë vazhdimin…

Bilall Kasami: “Jo se nuk pranon kandidatin shqiptar për kryeministër”.

Fatmir Aliu: Vetëm me qenë kryeministër shqiptar?.

Bilall Kasami: “Jo nuk është ashtu”.

Fatmir Aliu: E çysh jo?

Bilall Kasami: Nuk është ashtu.

Fatmir Aliu: E cka është kushti I BDI-së.

Bilall Kasami: Kushti I BDI është që Naser Ziberi…

Fatmir Aliu: Shqiptar është nuk mund t’i thoni asgjë tjetër.

Bilall Kasami: Më lejoni 1 minut, lëshoje telefonin të sqaroj kryeministrin shqiptar.

Kasami u spreh i bindur në fitore në zgjedhjet e 15 korrikut, ai gjithashtu foli edhe sa deputetë pret që të marrë në këto zgjedhje. Foli edhe për përplasjet mes Alternativës dhe Levizjes Besa, planet dhe projektet kapitale të koalicionit Mundemi.

TË NGJAJSHME