Biden: Vendimi i Gjykatës së Lartë po e kthen Amerikën 150 vjet prapa

TË FUNDIT

Vendimi i Gjykatës së Lartë që ndalon të drejtën e abortit e kthen Amerikën 150 vjet prapa, tha presidenti amerikan Joe Biden.

“Gjykata parashtroi si arsyetim ligje shtetërore që kriminalizojnë abortin, të cilat dalin në vitet 1800. Me këtë vendim gjykata fjalë për fjalë e ktheu Amerikën 150 vjet mbrapa. Është një ditë e trishtuar për vendin, sipas mendimit tim”, tha Biden të premten.

Biden iu referua zgjedhjeve të ardhshme në nëntor dhe ftoi votuesit duhet të votojnë për përfaqësuesit që do të rivendosin të drejtat e abortit.