Biden: SHBA është angazhuar për sigurinë e Izraelit dhe partnerëve të tjerë rajonalë

TË FUNDIT

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se janë të përkushtuar për sigurinë e Izraelit dhe arritjen e një armëpushim që do të parandalojë përhapjen e konfliktit.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për sigurinë e Izraelit. Ne jemi të përkushtuar për një armëpushim që do t’i sjellë pengjet në shtëpi dhe do të parandalojë përhapjen e konfliktit përtej asaj që ka tashmë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Biden tutje tha se partneriteti midis Irakut dhe Shteteve të Bashkuara është në një situatë kritik

“Ne jemi gjithashtu të përkushtuar për sigurinë e personelit dhe partnerëve tanë në rajon, duke përfshirë Irakun. Partneriteti midis Irakut dhe Shteteve të Bashkuara është kritik”.