BFI publikon masat për Fitër Bajramin

TË FUNDIT

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka publikuar masat që propozon për Fitër Bajram. Ata sugjerojnë që namazi i sabahut të falet në shtëpi ndërsa namazi i Bajramit të bëhet në xhami, por të mos zgjasë më shumë se 15 minuta.

BFI po ashtu rekomandon që maksimalisht të shmangen kontaktet fizike, të shmangen vizitat në varreza, ndërsa vizitat tek familjarët për festën të jenë sa më të pakta.

Sugjerojnë që të bëhet dezinfektim i xhamive, mbajtje e domosdoshme e maskave, deyinfektim i duarve para hyrjes në xhami dhe mbajta e dorezave, abdesi të merret në shtëpi, beismtarët të kenë sexhadet personale, më shumë të shfrytësohen oborret e xhamive për namaz dhe të mos ketë grumbullim të besimtarëve në një vend./TV21