Deputeti i BDI-së dhe njëkohësisht koordinator grupit parlamentar të FE, Blerim Bexheti, konfirmoi në DailyClick lajmin e TV21 se lideri i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me një ekip ndërkombëtar po analizon ndarjen e Maqedonisë në rajone sipas modelit belg ose të Irlandës së Veriut.
“Po është e vërtetë që është i angazhuar dhe që është në komunikim të drejtpërdrejt z. Ahmeti me ekspertin që ka qenë u kyçur në hartimin e MO Paul Uilliams që në suaza të MO të gjinden modalitet të mbrojtjes së legjitimitetit të votës sonë të shenjtë”, tha Blerim Bexheti.
G: Dhe njëri nga modalitet është ndara e Maqedonisë në rajone, por a mund të bëhet kjo, sepse është çështje shumë komplekse z. Bexheti?
“Shumë gjera në ta kaluarën, opinioni ka pasur dyshime, ka pasur dilema a mund të bëhen. Ndoshta edhe nëpër debatet e juaja ju kujtohet ideja e një kryeministri shqiptar, a mund të bëhet a do të bëhet.. U çua peshë i gjithë opinioni se vallë është një premtim i pa realizueshëm por është bë. A është bë gjuha shqipe zyrtare, është bë. Sigurisht që opsionet që do të parashtrohen, qoftë në rajonet e modelit belg apo Irlandës. E ritheksoj se z.Ahmeti është në kontakt të drejtpërdrejt me njërin nga hartuesit e MO z.Uillimas dhe ekipin e tij dhe gjithsesi se me projektin përfundimtar do të dilet në opinion”, u shpreh Bexheti.
G: Sa është e rrezikshme kjo ide për ta ndare Maqedoninë në rajone, kur e dimë se kemi një popullatë ndëretnike, sepse po të lexosh komentet në rrjetet sociale për këtë lajm thuhet se kjo është e pamundshme, kjo bëhet vetëm me luftë. Kjo nuk ndodhi as në vitin 2001, ndërsa tashmë si shtet jemi edhe në NATO.
“Dhe atë që thatë e rrezikshme, unë e konsideroj shumë demokratike shumë fisnike, jo unë personalisht por gjithë grupi parlamentar gjithë FE, që të rregullohet kjo çështje që edhe shqiptarët të jenë Zot në shtëpinë e vet ashtu edhe siç është e paraparë me MO”, tha ai.
Bexheti tha se jo rastësisht për këtë ide është zgjedhur hartuesi i MO, sepse shtoi, me mos respektimin e vullnetit të votës shqiptare po shkelet pikërisht kjo marrëveshje.
