Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska është ankuar te shërbimet për Mbikëqyrje Inspektuese për betimin që bërë të martën e 28 majit Afrim Gashi si kryeparlamentar, i cili fillimisht u betua në gjuhën shqipe pastaj në gjuhën maqedonase përcjell TV21. Stojçevska është ankuar edhe për kryesuesen e seancës konstitutive, deputeten Merita Kollçi Koxhaxhiku.
“Ajo parashtresë është dorëzuar në shërbimet e Ministrisë së Kulturës, gjegjësisht tek shërbimet për Mbikëqyrje inspektuese, dhe tek të dy, edhe te kryesuesi i seancës konstituive dhe deri te tashmë i zgjedhuri Kryetar i Kuvendit të RMV-së për shkak se betimin solemn në fillim e bëri në gjuhën shqipe. Kjo nuk është goditje ndaj shqiptarëve apo gjuhës shqipe, por mosrespektim i ligjeve. Ai si Kryetar i Kuvendit të RMV-së ku jemi 120 deputetë nuk mund të jetë i gatshëm ta drejtojë Kuvendin e RMV-së nëse në 5 minutat e para nuk i respekton ligjet që duhet ta mbizotërojnë atë Kuvend dhe nuk respektohet një prej ligjeve të fundit që e sollëm, që është ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase”, tha mes tjerash Stojçevska për “Sloboden Peçat”.
