Ministri i Financave nga radhët e BDI-së, Fatmir Besimi në fjalimin e tij në Gostivar tha se sipas të gjitha anketave rinia po braktis administratën shtetërore, përcjell TV21. Besimi tha se perspektiva është në sektorin privat.
“Pjesa më e madhe ende vazhdojnë të tërhiqen nga administrata shtetërore. Ajo që do ta çojë ekonominë përpara, që do të sjell vende të reja pune, është sektori privat. Investimet, teknologji të reja, të cilët do të krijojnë jo vetëm vende të reja pune por do të përparojnë ekonominë e vendit”, tha mes tjerash Beismi.
