Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj bëhen prindër të një vajze

TË FUNDIT

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj dhe ish ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini janë bërë prindër të një vajze. Këtë e ka bërë të ditur vet Shahini përmes një postimi në Facebok.

“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë . Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, Molliqaj ka edhe një vajzë në martesën e parë.